Ky është mitrovicasi që vdiq pasi ra nga kati i 3-të i shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën ‘Ismail Loshi’ në qytetin e Mitrovicës, ku një person ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë së tij.

Mësohet se personi që ka humbur jetën është Latifi, për vdekjen e të cila ka njoftuar edhe gruaja e tij.

Postimi i bashkëshortes:

Me pikëllim duhet të njoftoj vdekjen e papritur të bashkshortit Bislim Latifi 1971-2023.
Ngushllimet e mia më të thella për të afërmit e mi.

Varrimi do të bëhet sot me datën : 16.08.2023
Me Ikindi , tek varrezat e familjes ne Vërnicë.

Me respekt familja Latifi

Lexo edhe:  Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve të luftës në Kosovë