Po shijonte lirinë nga arratia, bie në pranga i dyshuari për rastin e 18 kg drogë në Prishtinë
Një operacion policor i zhvilluar në fillim të këtij viti, kishte rezultuar me sekuestrimin e mbi 18 kilogramëve substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin ishin identifikuar tre persona të dyshuar, njëri prej të cilëve ra në prangat e Policisë 7 muaj më vonë.
Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Selman Selmani, 44-vjeçar, i cili u arrestua dje në fshatin Barilevë të Prishtinë.
Ndaj Selmanit kishte urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe të njëjtit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Dy të dyshuarit tjerë janë vëllezërit Vehbi dhe Veton Krasniqi.
Kujtojmë që sipas njoftimit të Policisë më 16 janar, në lokacionin e parë gjatë realizimit të kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:
- (18 kg 300 gr.) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.
- veturë me targa vendore.
- telefon.Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.