Gjykata merr vendim për të riun që i dogji Noizyt Ferrarin

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lerë në burg vlonjatin Siar Konti, i arrestuar disa ditë më parë nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme dhe shkatërrimit të pronës me zjarr.

Konti u kap nga kamerat e sigurisë teksa i vendoste flakën një mjeti tip Ferrari, të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”.

Për këtë ngjarje është ndaluar dhe një 17 vjeçar, për të cilin gjykata dha masën detyrim paraqitje, si bashkëpunëtor në zjarrvënie.

Para policisë, Siar Konti pranoi autorësinë e ngjarjes dhe deklaroi se ishte paguar nga një reper tjetër, i njohur si Cllevio për të djegur Ferrarin 300 mijë eurosh.

Lexo edhe:  Erjola Doçi thotë se ka nisur një lidhje të re me një akademik