Mitrovicasi Selman Ajvazi, njëri nga mjekët më me përspektivë që po i vije Mitrovicës
Mitrovica gjithmonë është shquar me mjek profesionistë që kanë qenë të njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
Ndonëse shumë mjekë mitrovicas janë larguar nga qyteti i Mitrovicës, një gjeneratë e re kualitative po i vije qytetit, shkruan Jepi zë.
Njëri nga ta është edhe mjeku Selman Ajvazi, i cili po konsiderohet si njëri nga mjekët më me përspektivë që po ngritet me sukses në profesionin e tij.
Muaj më parë mjeku Selman Ajvazi së bashku me Driton Tolaj, Ardian Peci dhe kirurgun Bedri Osmanin, kishin operuar një 15-vjeçar nga Mitrovica që ishte therur me mjet të mprehtë.
Nën mbikëqyrjen e anesteziologut Lulzim Eminit dhe doktoreshës Turkane, kishin arritur t’ia shpëtojnë jetën, shkruan Jepi zë.
Mitrovicasi përveç punës në QKUK, punon edhe në një ordinancë private në Mitrovicë. Mirëpo, përveç profesionalizmit, Ajvazin e karakterizon edhe sjellja e mirë me pacientë.