Pas shumë viteve lavdi, SC Gjilani afër shuarjes
SC Gjilani po kalon nëpër krizën më të thellë të viteve të pasluftës. Pas braktisjes nga Presidenti dhe donatori kryesor Florim Zuka, i cili ka udhëhequr me klubin prej vitit 2017, SC Gjilani nuk ka gjendur ende zgjidhje për investitorin e ri dhe për vazhdimin e garave në Superligë.
Pas shumë javësh bisedime me investitor të ndryshëm, nuk ka ende asgjë konkrete. Burime të afërta me klubin bëjnë me dije që klubi ka qenë afër të nënshkruaj me një donator nga Turqia dhe Shqipëria, por që kanë dështuar në momentet e fundit. Klubi ka qenë gjithashtu afër marrëveshjes me një afarist nga Kosova, por që flitet se edhe ajo marrëveshje ka dështuar.
Nuk ka ende informata zyrtare nga klubi dhe nga zyrtarët e klubit për gjendjen dhe zhvillimin e garave.\ Gazeta Raporti