Gruaja që ia vuri flakën vetes në Gjakovë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Ramocë të Gjakovës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke ia vënë flakën vetes me lëndë djegëse.

Viktima e moshws 38-vjeçare, pas lëndimeve të rënda është dërguar me urgjencë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, por për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nga QKUK kanë deklaruar për Sinjalin se viktima është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv.

Sipas këtij institucioni shëndetësor,plagët e viktimës vazhdojnë të jenë të rënda.

Nuk dihen ende shkaqet që e shtynë viktimën të bëjë këtë veprim, mirëpo njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Rastin më parë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.

Lexo edhe:  Tre të vdekur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë