“Kosovën e ka ba bërllog, s’mund t’i ndihmojë Tetovës”, shpërthen tetovari kundër Kurtit

Vizita e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Tetovë u përcjellë me kritika të shumta nga kundërshtarët e tij dhe të atyre që ftuan Kurtin atje.

Kundërshtim të madh kishte edhe një qytetar i moshuar, i cili për “Tetova Sot”, tha që Kurti nuk mund t’i ndihmojë Tetovës sepse nuk është duke i ndihmu as Kosovës.

“Si ka ardhë në pushtet krejt kah e prapmja është tu i shku Kosovës. I ka prish punët me ndërkombëtarët, me evropën me Amerikën, me shtetin tonë amë Shqipërinë, çka ly ai me ardh në qytetin e Tetovës?”, tha qytetari.

Ai tutje tha që Kurti e ka ba bërllog Kosovën dhe se Tetovës nuk mund t’i ndihmojë asgjë.

I moshuri tetovar porositi Kurtin që ta drejtojë Kosovën, “atë që ta ka pru UÇK-ja, ta kanë pru të gatshme, t’I po do me e prish”, tha ai.

Lexo edhe:  Shkoi në gjendje të rëndë në Emergjencën e Pejës, 53 vjeçari ndërron jetë në rrethana të dyshimta