Pa i hequr sytë nga telefoni, kështu i rrezikoi shoferi kosovar udhëtarët në Tunelin e Kalimashit

Nuk janë të ralla rastet kur qytetarët e Kosovës ndjehen të pasigurtë teksa udhëtojnë me mjetin transportues autobus.

Krejt kjo, siç tregojnë vetë ata, vjen pasi marrin pasiguri nga shoferi i autobusit, të cilin herë e shohin të përgjumur e herë të dekoncentruar totalisht nga rrugëtimi.

Një rast i ngjajshëm i ka ndodhur edhe disa udhëtarëve të cilët kishin marrë rrugën për pushime verore.

Siç ka bërë të ditur sinjalizuesi i Gazetës Sinjali, shoferi i një autobusi të një kompanie nga Kosova, ka rrezikuar jetën e udhëtarëve pasi i njëjti teksa ndodhej në Tunelin e Kalimashit, gjatë kohës kur autobusi po ecte me një shpejtësi të konsiderueshme, sytë nuk i ka drejtuar nga rruga të cilën e përshkonte por në telefonin e tij.

Sinjalizuesi i ndjerë në rrezik gjatë këtyre momenteve, ka kapur me kamerën e tij të telefonit momentin si dëshmi.

Lexo edhe:  Tre persona rrihen keq mes vete në Mitrovicë, përfundojnë në spital