Punëtori i “Kosmonte Foods” në Gjakovë i merr 10 mijë euro të pazarit ditor dhe zhduket, shefi e denoncon në Polici

Jo rrallëherë punëdhënësit në Kosovë denoncojnë keqpërdorimet nga punëmarrësit, që u shkaktojnë humbje dhe pasiguri për të zhvilluar siç duhet biznesin.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në rrugën “Nënë Tereza”, në Gjakovë, më saktësisht në kompaninë ‘Kosmonte Foods”, pronari i të cilit ka denoncuar një rast në Polici.

Sinjali mëson se shitësi ambulant, nuk e kishte bërë dorëzimin e rregullt të pazarit ditor si dhe nuk kishte bërë barazim të rregullt të stoqeve.

Burimet bëjnë të ditur se punëtori dyshohet se kishte avulluar 10 mijë euro të firmës, të cilat do të duhej të dorëzoheshin në kompani.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rruga “Nënë Tereza”-Gjakovë (10.08.2023-08:00) Ankuesi  M/K ka raportuar në polici se njeri nga punëtorët e tij (shitës ambulant), nuk ka bërë dorëzimin e rregullt të parave si dhe nuk kishte bërë barazim të rregullt të stoqeve. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Rasti nën hetime”, ka thënë Elezaj.

Lexo edhe:  Gruaja në Mitrovicë denoncon burrin për dhunë në familje, vetë kërkon ndihmë në spital