Vazhdon operacioni “Goditja”, arrestohen 14 persona, konfiskohen 19 armë

Policia e Kosovës ka vazhduar me operacionin “Goditja”, duke shtuar aktivitetet policore kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë operacionit me datat tetë dhe nëntë gusht, janë arrestuar 14 persona të kërkuar me urdhëresë nga gjykatat dhe aktivitete tjera që lidhen me ofrimin e sigurisë.

Po ashtu sipas policisë janë konfiskuar edhe 19 armë të ndryshme.

Lexo edhe:  Mijëra grevistë e kaluan vikendin pa paga, por deputetja e VV-së e festoi ditëlindjen në Milano