Rama: Nga Policia jemi informuar se pas mesnatës çdo e dyta veturë është e armatosur

 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në takim me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, ka theksuar disa nga problemet që qytetarët e Prishtinës po përballen, njëri ndër to edhe përdorimi i armëve në Prishtinë pa leje.

Ai nga Qelaj, është pyetur edhe rreth planeve që ka komuna pas ngjarjeve të fundit, që kanë të bëjnë me sigurinë publike.

Ai tha “se ka zhvilluar takime me drejtorin e Policisë, kryeprokurorin dhe gjykatën”.

“Kam marrë informacion nga drejtori i Policisë se pas orës 00:00 çdo i dyti ose i treti automobil që sillet është i armatosur ose me armë zjarri apo edhe me armë të ftohta”.

Ndërsa, sa i përket problemit me qentë endacakë ai u shpreh se krahas subvencionimit me 50 euro për adaptuesit, ka ndarë mbi një milion e gjysmë investim, e që sipas tij është “20 fish i qeverive të kaluara”.

“Sa i përket trajtimit të qenve endacakë, ne e kemi pas fokus, edhe kemi investuar më shumë se një milionë e gjysmë deri tani në trajtimin e qenve endacakë që është 20-fishi i qeverive të mëparshme, e po ashtu si në nivel lokal edhe në atë qendror, për trajtimin e qenve endacakë”.

“Kemi përfunduar strehimoren e kryeqytetit, kemi ndarë 10 hektarë tokë për të krijuar parkun e kafshëve me fokus të qenve endacak”.

Pas shqetësimit që u paraqit nga Qalaj rreth mungesës së qasjes për persona me aftësi të kufizuar, kryetari u shpreh se kanë nisur ndryshimet në ndërtesa institucionale për t’u krijuar qasje më të lehtë kësaj kategorie të personave.

“Sa i përket po ashtu ligjit të drejtave të personave me aftësi të kufizuara e përmenda fillimisht me rregullore tek ne në Drejtorinë e Urbanizmit, asnjë leje nuk është lëshuar për asnjë ndërtues prej momentit kur ne kemi ardhur në menaxhim të kryeqytetit pa e pas zgjidhur edhe qasjen për personat me aftësi të kufizuara”.

Lexo edhe:  Godet Ismaili: Albin Kurtin që sot nuk e përmend UÇK-në, e pata shti me zor me shku në Koshare

“Paralelisht po them se jemi tash duke ndërmarrë që të gjitha institucionet ose ndërtesat institucionale me gjet zgjidhje, duke filluar prej ndërtesës tonë që kemi filluar të bëjmë ndryshime”.

“Po fillojmë të bëjmë transformimin e hapësirave publike, po ashtu të trotuareve dhe qasjes në trotuare që do t’ju mundësojnë një lëvizshmëri më të lehtë, mirë më të shpejtë më të sigurtë, jo vetëm personave me aftësi të kufizuara, por edhe nënave me fëmijë, prindërve me fëmijë, të moshuarve etj.”, u shpreh ai.

Tutje, Avokati i Popullit theksoi se kanë pranuar shumë ankesa që lidhen me gjendjen e trotuareve.

“Ka edhe shumë probleme dhje sfida të tjera, të cilat i kemi identifikuar dhe për të cilat kemi dalë me rekomandime, siç është raporti për qendrat për punë sociale, ku kemi kërkuar të rritet e numrit i stafit funksional por të shtohet edhe trajnimet e vazhdueshme për punëtorët social me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira, gjithashtu kemi dalë më rekomandim për ndryshimin e rregullore për taksa, dhe tatimet në transferet dhe transaksionet e paluajtshmërive, pronave”, tha Qelaj.

Komuna e Prishtinës po synon që përmes krijimit të policisë për kryeqytetin, vendosjen e kamerave dhe kontrolleve më të rrepta, t’i parandalojë incidentet e ngjashme si rasti i 5 gushtit kur në lokalin “Bon Vivant” mbetën të plagosur 20 veta, pasi dy grupe të njohura për krime edhe në të kaluarën e disa edhe të kërkuar nga prej kohësh nga policia luftuan me armë brenda hapësirave të lokalit duke lënë edhe një person të vdekur./AP/