E rëndë: Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e fqinjit një grua në Shirokë të Suharekës, dyshohet për vetëvrasje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në fshatin Shirokë të komunës së Suharekës, ku një grua është gjetur pa shenja jete.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi dyshohej se një person ishte pa ndjenja dhe në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku brenda një shtëpie kanë gjetur trupin e të ndjerës, vdekjen e së cilës e konstatoi mjeku kujdestar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, ku sipas informacioneve të para gruaja është 51-vjeçare dhe ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e një fqinjit i cili ndodhet jashtë shtetit.
Sinjali mëson se dyshimet e para janë që viktima ka kryer vetëvrasje.
Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vdekje e dyshimtë’.
02 Press do t’iu mbajë të informuar.
/GazetaSinjali/