E rëndë: 37-vjeçarja në Pejë tenton t’i japë fund jetës së saj, konsumon domestos
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Pejës, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se rreth orës 23:20 kanë pranuar një paciente e cila dyshohej se është në rrezik për jetën, pasi kishte konsumuar preparate higjienike, domestos.
Stafi shëndetësor kanë njoftuar Policinë e Kosovës, të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.
/GazetaSinjali/