Burri rrah gruan dhe vajzën e tij i bënë për spital, vetë përfundon në polici

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në lagjen ‘Kalabria’ ne Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka rrahur atë dhe vajzën, me ç’rast 58-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/

Lexo edhe:  Këngëtarja Teuta Selimi ‘pre’ e dhunës në familje, e denoncon burrin dhe vëllaun e saj në Polici