Klinaku tregon se si Agim Ramadani planifikoi ta sulmonte Burgun e Dubravës

Istref Klinaku ka treguar se si dëshmori i kombit Agim Ramadani kishte planifikuar në vitin 1997 ta sulmojë Burgun e Dubravës ku kishte shumë shqiptarë të dënuar nga Serbia.

Klinaku u shpreh se në fillim kjo ide nuk i kishte pëlqyer dhe i ishte dukur e pamundur të realizohej.

“Agim Ramdani më tha e kam një ide, duhet ta sulmojmë burgun e Dubravës. Mua mu duk shumë palidhje. Ai më tha duhet t’i nxjerrim njerëzit edhe i kemi të gatshëm për luftë. Krejt shokët i kish aty, Nait Hasani e të tjerët”, tha ai.

Klinaku tregoi se Agim Ramadani i kishte thënë se i duhet vetëm një kamion e një traktor kurse armatimin do ta merrte përsipër vetë ai.

“Unë thash pasna humb kohë ky s’qenka në veti. I thash Agim është e pamundur, ai tha jo është e mundshme, më tha ti duhet brenda t’i gjesh 20 persona. Unë thash unë familjarë thash mundem me i tubu që janë të gatshëm me shku… Tha duhet një kamion një traktor, për armatim tha unë e marr përsipër. Ia nisi me më spjegu skemën, ku janë rojet”, tha Klinaku.

Pastaj sipas Klinakut rrethanat në Kosovë kishin ndryshuar dhe kjo ide nuk ishte realizuar asnjëherë.

“Unë thash në rregull ia nisim. Ka mbetë kjo ide si ideja e vetme që ai duhej sa më shpejt të hyjë në Kosovë, me kry këtë aktivitet. Por rrethanat ndryshuan, kjo ka ndodhë ka fundi i vitit 1997, dy – tre muaj pa ndodhë lufta e Prekazit. Me luftën e Prekazit, ka ndryshu gjërat drastikisht në kuptimin e lehtësisë së organizimit për luftë, tash kërkohej organizatorë”, tha ai në Debat Plus.

Lexo edhe:  Keqpërdornin kartelat e bankës dhe vidhnin identitetin, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve