Vajza kontakton me personin që po i hap llogari false në internet, ferizajasi e kërcënon: Kur të takohemi kom me t’ngrehë zhag

Rrjetet sociale janë të mbushura me llogari false të njerëzve që ‘nuk ekzistojnë’ dhe në emrat e qytetarëve të cilët bien pre e keqpërdorimit të identitetit të tyre. Një rast i tillë ka ndodhur në Ferizaj, ku viktimë është një vajzë e re.

Sinjali mëson se rastin e ka paraqitur në Polici vetë 20-vjeçarja e cila ka deklaruar se ka kontaktuar me personin që ka hapur llogarinë në rrjetet sociale në emër dhe me fotografi të saj. Por në vend se të marrë një kërkimfalje, e reja u përball me kërcënime serioze nga i dyshuari.

I dyshuari nuk ka pranuar që t’i tregojë asaj se kush fshihet prapa llogarive false, por ka kërcënuar vajzën se do e tërheq zvarrë posa të takohen.

Njësitet policore janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arritur që ta identifikojnë personin e dyshuar, i cili më pas u arrestua.

Pas intervistimit në stacion policor, Prokurori ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’./GazetaSinjali/

Lexo edhe:  Sulmohet seksualisht një e mitur në Obiliq, 86-vjeçari i dyshuar përfundon në pranga