Si ndodhi rasti tragjik në Rufc të Lipjanit? Policia jep detaje

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e trefishtë dje në Rufc të Lipjanit. Siç raporton policia, dyshohet se burri ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje.

Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja.

Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së. Rasti vazhdon të hetohet.

Lexo edhe:  Grabitja e famshme në Suharekë, ky është i arrestuari