24-vjeçari nga Suhareka tenton të vetëvritet, konsumoi sedativë pa kontrollë

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Xhavit Bajraktari” në qytetin e Suharekës, ku një 24 vjeçar dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Spitalit Rajonal të Prizrenit kanë bërë të ditur se kanë pranuar në kujdes dhe trajtim 24-vjeçarin, i cili kishte tëntuar t’i jap fund jetës së tij duke konsumuar sasi të pakontrolluar të sedativëve, por fatmirësisht ka arritur t’i shpëtojë më të keqes.

Sinjali mëson se i riu paraprakisht kishte marrë ndihmën mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë, por për shkak të nevojës për pastrim (lavazh) të lukthit dhe trajtim me mbikqyrje të afërt nga profesionistët shëndetësor, ai është transferuar në spitalin e Prizrenit.

Për rastin janë njoftuar dhe policia, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në kuadër të procedurave për raste të tilla, duke harmonizuar veprimet hetimore edhe me prokurorin e shtetit.

02 Press do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës arreston pesë persona për përfshirje në rrahje, sekuestrohen dy armë