Mbi 3 milionë turistë në Shqipëri këtë vit, vendin e parë e zënë kosovarët

Shqipëria po bëhet gati të presë një numër rekord turistësh, edhe gjatë këtij viti është rikonfirmuar trendi i turistëve që vijnë që nga janari e deri në qershor.

Janë 3.4 milionë turistë të huaj që kanë ardhur në vend gjatë këtij viti, pra 33 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Edhe sivjet në krye të shtetasve që kanë vizituar Shqipërinë janë kosovarët, me 1.3 milionë. Më pas ndjekur nga vendet e tjerra fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Gjatë këtij viti, nuk mungojnë as turistët nga Evropa Perëndimore që pas reklamave nga mediat e huaja prestigjioze, janë rritur në numër. Vendin e parë e mbajnë gjermanët me 117 mijë në gjashtëmujorin e parë.

Në kontinentin e Evropës, Greqia e Italia janë dy vendet që mbajnë vendin e parë për numrin e turistëve, por një numër të lartë ka nga Evropa Perëndimore, në vend të dytë pas Gjermanisë janë anglezët ku gati 80 mijë prej tyre që kanë vizituar vendin gjatë këtij viti, shkruan TCH.

Më pas vijnë Spanja dhe Franca, por edhe nga dy vendet e luftës, Ukraina dhe Rusia janë respektivisht 10 mijë dhe 8 mijë shtetas që kanë hyrë në Shqipëri.

“Ne e dimë që Shqipëria është një vend turistik në zhvillim e sipër dhe vërtetë duket bukur. Kjo është dita e parë në Vlorë, kemi ardhur nga Portugalia dhe jemi duke shijuar eksperiencën këtu”, tha një turiste.

“E zbulova Shqipërinë në rrjete sociale dhe vendosa të vija, është më bukur se ç’e prisja. Nga Vlora do të shkojmë në Sarandë, kemi marrë një udhërrëfyes që do të na bëjë një turne në jug për një javë. Dy ditët e fundit do të qëndrojmë në Tiranë e më pas do të kthehemi në Spanjë”, tha një turiste tjetër.

Lexo edhe:  Zhegrova: Në Prishtinë luajmë për fitore, për kombëtaren vij me kënaqësinë më të madhe

290 mijë shtetas erdhën nga Maqedonia e Veriu dhe po në të njëjtin numër janë edhe nga Mali i Zi, ndërsa nga Serbia 35 mijë shtetas e vizituan Shqipërinë.

“Ne rezervuam një javë pushime në Shqipëri dhe u penduam, duam të rrimë më shumë. Njerëzit janë shumë miqësorë e plazhet fantastike. Gjithçka më duket perfekte”, tha një turist.

Por, qershori konfirmoi një tjetër trend me numrin e vizitave për arsye biznesi që u rrit me 58 për qind. Kjo tregon se të huajt vijnë edhe për investime në Shqipëri, ku shumë prej tyre po blejnë biznese apo apartamente në qytetet bregdetare.