E rrahën brutalisht në Prishtinë qytetarin që ishte dorëzuar – IPK merr masa ndaj 4 policëve

Ditë më parë janë publikuar pamjet ku shihen katër policë, pa uniforma teksa rrahin për vdekje një qytetar në Prishtinë. Përkundër që i shtrirë në tokë me duart prapa si shenjë dorëzimi, atyre nuk iu bën përshtypje e gjuajnë me shqelma e boksa. Shihet se edhe një qytetar provon të ndërhyrje për të njëjtin e largojnë.

Këta katër individë që u mësua se janë pjesëtarë të policisë së Kosovës nuk e lënë të ndërhyjnë as kolegen e tyre e cila shihet e veshur në uniformë e iu kërkon të ndalen, njëri nga ta vërehet duke e shtyrë të njëjtën.

Për këto sjellje banditeske të 4 policëve veçse kanë filluar të merren masa. Nga Inspektorati Policor për Insajderin kanë bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet ndaj tyre.

Ato do të hetohen nën dyshimin e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” .

“Bazuar në kërkesën tuaj ju informojmë se Inspektorati Policor i Kosovës me datë 24.07.2023 ka pranuar ankesën nga qytetari në fjalë. Hetuesit e IPK-së, pas pranimit të ankesës, kanë filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore, duke mbledhur informacione dhe prova materiale si dhe janë identifikuar zyrtarët policorë dhe qytetarët të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje”, thuhet në përgjigjen e IPK për Insajderin.

Lexo edhe:  Telekomi nxjerr në shitje 88 vetura