Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një vajze në Vushtrri
Dje është raportuar në polici një rast i dhunimit.
Viktima, femër kosovare, kishte raportuar se në mbrëmjen e 25 korrikut, rreth orës 21:00, ishte dhunuar seksualisht nga një i dyshuar
Ajo ka deklaruar përpara policisë se i dyshuari në fjalë është i panjohur për të.
Viktima u dërgua për ekzaminim mjekësor.
Ndërkaq, policia ka njoftuar se, pas një pune hetimore, i dyshuari në fjalë është arrestuar.
I dyshuari është shtetas kosovar, i mitur.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.