Vdes babai i dy dëshmorëve nga Gjilani, Haradinaj shpreh ngushëllime
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime familjes Ademi nga Bresalci i Gjilanit për vdekjen e Musli Ademit. Ai ka qenë babai i dy dëshmorëve të kombit, Fatmir dhe Blerim Ademi.
Haradinaj thotë se prindër si Musliu, kanë qenë më meritorët për lirinë e Kosovës pasi rritën fëmijët e tyre në frymën kombëtare. Ai u ka ofruar ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të bacës Musli, nga Bresalci i Gjilanit, babai i dy dëshmorëve të kombit, Fatmir dhe Blerim Ademi. Prindërit e Heronjve, janë më meritorët për lirinë e Kosovës.
Ndër breza ata kanë lindur, rritur dhe edukuar fëmijë në frymën kombëtare. Ngushëllime familjes Ademi, miqve dhe bashkëluftëtarëve!”, shkruan Haradinaj.