Sillej me armë në dorë si kapadai, 41 vjeçari nga Ferizaji përfundon në polici

Të martën policia në Ferizaj ka hasur në një person i cili ishte në veturë me armë në dorë.

Policia menjëherë e ka ndaluar veturën në lëvizje me personin e dyshuar.

“Sot rreth orës 12:45, derisa policët hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve, ishin me automjet civil të policisë në detyrë, në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Ferizaj kanë vërejtur një person me një armë në dorë në automjet, i cili po qarkullonte me një automjet të udhëtarëve me targa të huaja në lëvizje, të cilin menjëherë policia e kanë ndaluar”, njoftoi Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit, tek pasagjeri me inicialet J.I., i moshës 41 vjeçar, janë gjetur dhe janë konfiskuar: një armë zjarri (pistoletë), dy karikatorë me njëqind fishekë.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo edhe:  Mbi 50% e mësimdhënësve votuan pro pezullimit të grevës