Përleshje fizike mes tre personave në Prizren

Përleshje fizike mes tre personTre persona janë përleshur fizikisht mes vete ditën e shtunë në Prizren.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla”, rreth orës 17:55.

“Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Këta janë 5 të dyshuarit për rrahjen te autolarja ‘Mida’ në Komoran, u kapën për një plastikë të veturës