Digjet një shtëpi në Mitrovicë, pronari dërgohet me urgjencë në spital

Një zjarr i madh ka kapluar një shtëpi në rrugën ‘Hekurudha e Selanikut’ në Mitrovicë, ku si pasojë është lënduar një person.

Mësohet se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur pronarin e shtëpisë, i cili ndodhej vetëm në shtëpi në momentin kritik.

Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe ka fikur në tërësi zjarrin, teksa viktima është dërguar me urgjencë në spital.

Nga QKUK-ja kanë bërë me dije se viktima ka pësuar djegie të shkallës së dytë dhe po vazhdon trajtimin mjekësor.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, mirëpo njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Lexo edhe:  Turp”, nuk u dhimbset uji kosovarëve: Banori në Bardhosh e lë gypin tërë natën duke rrjedhur