Një i vdekur në vetaksidentin me motor në Qyshk të Pejës
E plotësuar: Një i vdekur në vetaksidentin me motor në Qyshk të Pejës
Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një vetaksident në Qyshk të Pejës.
Dyshohet se vozitësi i motorit ka humbur kontrollin dhe është përplasur për një shtyllë elektrike të betonit.
Në këtë vetaksident dyshohet se ka vdekur vozitësi i motorit ndërsa pasagjeri është lënduar.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi.
“Policia ka dalë në vend të ngjarjes, aty kanë qenë dhe emergjenca ku mjeku ka konstatuar vdekjen e vozitësit ndërsa pasagjeri është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur rreth orës 15:25.
Një aksident trafiku me një motor ka ndodhur para pak minutave në Pejë.
KALLXO.com mëson se aksidenti është për një viktimë.
Në vendin e ngjarjes janë parë Policia e Kosovës dhe ambulanca.
Siç mësohet, aksidenti ka ndodhur në Qyshk të Pejës.
KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes: