E rëndë: 21-vjeçarja në Ferizaj tenton t’i japë fund jetës së saj, konsumon shumë ilaçe

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë.

Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Ferizaj, ku një vajzë dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 21-vjeçarja është dërguar në këtë qendër, pasi kishte konsumuar medikamente që ia përkeqësuan gjendjen.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e nënës së vajzës, teksa nuk dihen motivet e rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Lexo edhe:  Po "vlon" droga në burgun e Dubravës, ky është i burgosuri që u kap me "mall"