Petkoviq shkruan për serbin e dyshuar për sulme në Veri: I katërti që e liruam

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, i cili po qëndron në Bruksel, para pak minutash ka bërë një reagim në profilin e tij në “twitter” për lirimin nga paraburgimi të serbit Urosh Vukashinoviq, i cili ishte arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për sulmet në Veri, shkruan Express.

Petkoviq ka thënë se Vukashinoviq është bashkuar me familjen e tij dhe se është serbi i katërt që thotë se “Serbia ka arritur ta lirojë”.

“Dhe Urosh Vukashinoviq, serb i arrestuar në Leposaviq më 17 qershor nga policia e Kurtit, sot është liruar! Ai sapo ishte bashkuar me familjen e tij. Uroshi është serbi i katërt që e liruam dhe vazhdojmë luftën për të gjithë bashkatdhetarët tanë të arrestuar pafajësisht!”, ka shkruar Petkoviq.

Lexo edhe:  Zbulohen detajet e ngjarjes – mësohet si e vrau “Kobra” kukësianin në parkingun e lokalit të tij