Të dyshuarit të shtrirë në tokë, dalin pamjet nga përleshja në Prishtinë
Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prishtinë, ku si pasojë e përleshjes kanë mbetur të lënduar tre persona.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një armë zjarri dhe kanë arrestuar një person.
Ndërkohë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen personat e përfshirë të lokalizuar në tokë dhe Policia teksa intervenon për të vënë në pranga tw dyshuarin.
Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është shoqëruar në stacion policor. Në vendin e ngjarjes policia ka gjet një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.