Ronaldo trazon ujërat, Jori ia thotë në sy Keisit: Kristi më ka çuar mesazhe erotike
Ronaldo Sharka ka trazuar ujërat e “Kepit të Vipave” ndërsa ka hedhur si çështje diskutimi mesazhet erotike që Kristi Dragot i kishte dërguar Jori Dellit.
Keisi ka mbetur e skandalizuar nga ky fakt, duke e konsideruar të shpifur faktin që nga të gjitha vajzat e botës, ish i dashuri i saj Kristi të “ulet” pikërisht te Jori, shoqja e saj.
Edhe Jori mendon po njëlloj, duke insistuar se nuk e ka provokuar dhe që në momentin e parë që ka marrë mesazhet, i ka sqaruar se mes tyre nuk mund të ekzistojë diçka më shumë se sa shok.
Në bisedë nuk kanë munguar as etiketimet si “hamshor”, “donzhuan”, “kazanova” në adresë të Kristit, të cilat Keisi i përshkroi me një fjali përmbledhëse: – Kristi do të duket që i kap të gjitha, por ndërkohë nuk kap asnjërën.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: Pash Zotin, nuk e di a e ke parë ti Keisi, seç bëri kjo një intervistë, një përballje me Kristin sepse Kristi i dërgonte mesazhe erotike.
Keisi: Kur ka ndodhur kjo?
Ronaldo: Se ke parë ti, seriozisht nuk e ke parë?
Keisi: Jo.
Ronaldo: Kristi moj i dërgonte mesazhe provokative Jorit.
Jori: Po pse tani e solle muhabetin kështu.
Ronaldo: Po ne tani nuk do flasim vetëm për Noyzin moj shpirt…
Jori: Po pse tani, do flasim për Kristin?
Ronaldo: Hë tani pash Zotin se ti nuk e tregon, çfarë të ka shkruajtur Kristi?
Jori: Hë tani ça më ka shkruajt, nuk tregohen mesazhet. Mua më erdhi icik keq sepse ai e kthen situatën ashtu sikurse do vetë.
Keisi: Shumë e çuditshme, të them të vërtetën nuk e dija këtë. Më mërziti, më mërziti shumë. Pak goca ka, ku e gjeti tek Jori.
Jori: Dëgjo, kanë qenë disa mesazhe. Nuk e di nëse ai e kishte me të vërtetë situatën apo jo, por…
Keisi: Uaaa, joo unë nuk e kam parë as këtë lloj emisioni, as nuk di asnjë lloj mesazhi. Jo.
Jori: Unë edhe po ta kisha qejf, si mund unë…
Ronaldo: Ai mund të dalë edhe nesër pasnesër dhe të thotë që më ka provokuar vetë Jori.
Jori: Jo, s’ka asnjë mesazh provokimi nga ana ime. Unë i thosha ça thua oo…
Keisi: Është shumë e shpifur që bëhet si gjë. Pak goca ka?!
Ronaldo: Na doli Kristi hamshor, gjithandej i gjithanshëm…
Jori: Ça domethënë hamshor?
Ronaldo: Donzhuan, kazanova.
Jori: Aha…
Ronaldo: Pse s’të duket hamshor Kristi? Gjithë ai djalë është.
Jori: Jo.
Ronaldo: Pse?
Jori: Jo, jo. Fare.
Keisi: Unë mendoj se Kristi nuk ka interes për asnjë.
Jori: Unë mendoj se është djal i mirë, por ka këto… Do që të jetë femra që t’i afrohet.
Keisi: Do që të jetë ai i pari në një marrëdhënie. Nuk të jep vëmendje ty. Do të duket që i kap të gjitha, por ndërkohë nuk kap asnjërën.