Burri në Gjilan e bën për spital bashkëshorten e tij, shkak xhelozia
Dyshimet për tradhti shpesh herë shkaktojnë telashe të mëdha në çifte. Zënkat e fjalosjet ka raste kur eskalojnë në fyerje, sharje e dhunë fizike.
Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur në fillim të muajit në një familje në Gjilan, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Por ajo vendosi që rastin ta denoncojë 10 ditë më vonë. Sipas 30-vjeçares, ajo ka pësuar lëndime trupore si shkak i dhunës fizike të cilën ia shkaktoi bashkëshorti i saj.
Si pasojë e kësaj, ajo është dërguar në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore.
Para hetuesve policorë ajo ka thënë se shkak për dhunën që ka përjetuar është xhelozia e 31-vjeçarit.
Njësitet policore janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë arrestuar të dyshuarin. Me urdhër të prokurorit, 31-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.