Pensionohet njëri nga policët më të respektuar në Drenicë

Është pensionuar zyrtari i stacionit policor në Skenderaj, Fadil Çollaku, i cili tërë jetën ka punuar në shërbim të qytetarëve, shkruan portali rajoni.org.

Lajmi për pensionimin e Fadilit e ka dhënë përmës rrjetit social “facebook”, komandanti i stacionit policorë të Skenderajt, Muhamet Kajtazi, i cili përveç si vartës e kishtë edhe koleg me të cilin për tre dekada kanë sherbyër se bashku në sherbim të qytetarëve.

Postimi i plotë i komandantit Kajtazi:

Sot stafi komanduesë z’bashku me zyrtaret policor të stacionit Policor në Skenderaj organizoin ahengë përshendetës për ZP Fadil Çollaku me rastin e Penzionimit. Fadili Çollaku sot u përshendet me koleget e punës që kaluan tri dekada s’bashku ,duke i sherbyer Qytëtareve të venditë.

Fadil Çollaku ishte ai që la mesazh për gjeneratat e reja policore , së si duhet tju sherbejm qytëtareve dhe vëndit me përkushtim e profesionalizem , I nderuari Fadil Çollaku dera e madhe e familjesë sonë Policore do jetë e hapur gjithmonë për ju.
Ju deshirojmë shendet , jetë të gjatë dhe harmoni në familjen tuaj .

Lexo edhe:  Të shtëna me armë në Damjan të Gjakovës, Policia intervenon – ndalohet i dyshuari 21-vjeçar