Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prizren, lëndohet një person

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një i tillë ka ndodhur pak më parë në lagjen “Wesley Clark” në Prizren, ku të përfshirë janë një veturë e një motoçikletë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar togeri i Policisë, Shaqir Bytyqi.

“Në rrugën Wesli Clark ne Prizren, ka ndodhur nje aksident trafiku ne mes te nje automjeti dhe nje motociklete, si pasoj e aksidentit motoristi ka pësuar lëndime trupore, ai është derguar ne emergjencën e qytetit. Pas egzaminimit nga mjekët konstatohet se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe lirohet në shtëpi. Policia ka bërë ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, ka mbledh provat dhe dëshmitë dhe rasti do të procedohet më tutje”, tha Bytyqi.

Lexo edhe:  Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit