Dy zyrtarët e burgut të Gjilanit që përfunduan në pranga për korrupsion
Dy zyrtarë të burgut të Gjilanit janë arrestuar dhe suspenduar nga puna pas dyshimeve për korrupsion që rëndojnë mbi ta.
Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se dy zyrtarët e arrestuar dhe të suspenduar janë Jeton Vuniqi dhe Fidan Zubaku.
Arrestimi dhe suspendimi i tyre ka ardhur pas dyshimeve për korrupsion që rëndojnë mbi ta.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda të urdhëruar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, se zyrtarët korrektues, J .V dhe F. Z, punonjës në Qendrën e Paraburgimit Gjilan janë arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtit janë suspenduar nga puna”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.