Dëgjohen të shtëna me armë, banorët e fshatit Dumnicë të Podujevës njoftojnë Policinë

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali.

Disa të shtëna janë dëgjuar së fundi në fshatin Dumnicë të Podujevës, të cilat kanë shqetësuar banorët e zonës.

Sinjali mëson se disa fshatarë që po punonin tokën, ka njoftuar Policinë e Kosovës ku kanë deklaruar se kanë dëgjuar 2-3 të shtëna në afërsi të një tokës së një personi të cilin e kanë identifikuar me emër dhe mbiemër.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:  Emocionon biri i dëshmorit Sokol Preteni: “Bab më mungon shumë por jam krenar me vepren dhe sakrificën tënde”