Arrestohet edhe Hysen Muzliukaj, ish-drejtor i Agim Bahtirit e tash këshilltar i Faton Pecit
Është arrestuar mëngjesin e sotëm Hysen Muzliukaj, ish-drejtor i Agim Bahtirit e tash këshilltar i Faton Pecit.
Ai u arrestua në një aksion të Policisë kundër korrupsionit, shkruan “Jepi zë”.
Muzliukaj dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.
Ndërkohë, mësohet se i arrestuar tjetër është ish-nënkryetari i Mitrovicë, Faruk Mujka, i cili tani është kryeshef në Ibër-Lepenc.
Mësohet se banesat e të dy zyrtarëve të VV-së janë bastisur.