Vdekje e dyshimtë në Shtërpcë, burri gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Shtërpcë, ku një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur  pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Kërkohet ndihmë për ish ushtarin e UÇK-së, ka nevojë për shërim jashtë vendit