Vëllai i Rexhep Selimit godet Qeverinë Kurti: Nuk mbahet shtëpia me zor, shpallni zgjedhjet e jashtëzakonshme
Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadan Selimi, ka bërë një status në të cilin i ka dhënë një goditje Qeverisë Kurti.
Ai ka shkruar se “nuk mbahet shpia me zor!”
Më tej, Selimi ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme me pretekstin se “u bëmë horë i botës.”
Kujtojmë se Rexhep Selimi ishte shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes para se të merrej në paraburgim nga ana e Gjykatës Speciale.
Atë e kishte zëvendësuar në këtë pozitë, Mimoza Kusari Lila.