Një person sulmon një fëmijë në Prizren, shpallet në kërkim policor

Një fëmijë i shoqëruar nga babai i tij ka kërkuar ndihmë mjekësore dje në Emergjencën e Prizrenit, pasi i njëjti dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se rasti është denoncuar edhe në Polici, ku sipas dëshmisë së viktimës, derisa ka qenë duke vozitur një trotinet elektrik, është ndalur nga i dyshuari, i cili më pas e ka sulmuar duke e goditur me shuplakë.

I dyshuari i cili është i njohur për viktimën dhe babanë e tij, është shpallur në kërkim policor, pasi i njëjti është në arrati.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Ish-polici: Nëse është nevoja, jam i gatshëm ta veshi prapë uniformën pa pagesë për veriun e Kosovës