Vjedhja 200 mijë eurove në shtëpinë e shehut në Gjakovë, ky është i arrestuari i dytë

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se është arrestuar edhe një person që dyshohet të jetë përfshirë në rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë, ku u avulluan hiç më pak se 200 mijë euro dhe një sasi e stolive të arit.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Ferat Zilkiqi, 53-vjeçar.

Zikliqi dyshohet se ka blerë stolitë e arit, të cilat dyshohet se i vodhi Xhevat Thaqi, i arrestuar tri javë pasi ka ndodhur vjedhja.

53-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, Zikliqi është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Prizren, jetonte i vetëm