Modelja ruse flet për Don Xhonin: Nuk jemi të martuar, nuk jemi bashkë

Don Xhoni dhe modelja ruse vazhdojnë të rrëmbejnë vëmendjen e publikut shqiptar.
Lidhja e herë ndarja e tyre bën që dyshja të komentohen shumë, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, dyshja kanë lënë të kuptohet se janë rikthyer sërish bashkë pasi modelja ruse mori pjesë në klipin e reperit nga Drenica, “Ike”.

Por, Ariana kësaj radhe i i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe një prej tyre ishte pikërisht për romancën me Don Xhonin.

“A je në lidhje me Don Xhonin?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua ndonëse zeshkania publikoi edhe disa pyetje të tjera në lidhje me të.

“Pyetja më e shpeshtë. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë bashkë dhe tani jemi të lumtur të ndarë, le të themi”, u shpreh ajo.

Modelja e famshme tutje theksoi: “Nuk jemi të martuar, nuk jemi bashkë. Secili ka jetën e vet”./

Lexo edhe:  U përfol se kënga e re është dedikim për Loredanën, reagon Mozzik