Kërset dajaku në Mitrovicë / I moshuari vendos bllokadë në rrugë dhe rrahet me një person, e pëson edhe djali i tij

Një i moshuar në Mitrovicë është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se nisi një konflikt i cili përfundoi me përleshje fizike.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:40 në rrugën ‘Martin Camaj’, ku i moshuari kishte vendosur një bllokadë nga druri në hyrje shtëpisë, duke ia pamundësuar daljen që aty 50-vjeçarit që u përfshi në rast.

Për shkak të kësaj, mes tyre ka pasuar rrahja ku ndër të tjera është përfshirë si viktimë e rastit edhe djali i të moshuarit i cili është dërguar në spital si pasojë e lëndimeve të marra.

Ndërkohë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar dy të dyshuarit të cilët më pas janë dërguar në stacion për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 71-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Gjermania synon të dyfishojë numrin e punëtorëve pa kualifikime nga Ballkani, përfiton edhe Kosova