Kusari-Lila: Radojçiqit i fola shqip, ai m’u ankua për disa pakënaqësi që kishte

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se me Milan Radojçiqin ka biseduar në gjuhën shqipe.

Kusari-Lila, tregoi se biseda është zhvilluar në zyrën e saj, teksa tha se ishte deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, që e ka lëshuar në interfon në telefonin e tij.

Ajo thotë se nuk mund ta ndalojë Simiqin që ta bëjë një veprim të tillë.

Deputetja potencon se biseda me të në atëbotë ishte për vendosjen e institucioneve të Kosovës në veri.

“Diskutimi ka qenë në gjuhën shqipe është folur për çështjen e vendosjes së institucioneve të Kosovës në veri për domosdoshmërinë e shkuarjes në Valaq, dhe natyrisht që kam dëgjuar prej anës së tij se është i pakënaqur me çka po ndodhë”, u shpreh Kusari-Lila në InfoMagazinë.

“Nuk mund ta ndalojë Slavko Simiqi që ta thërret Radojçiqin. Ai ma ka lëshuar në interfon ta dëgjojë se çka po thotë ai me pakënaqësitë që ai kishte në raport me gjërat që ndodhnin në terren”, vazhdoi ajo.

Lexo edhe:  A do të paraqitet Granit Xhaka në ndeshjen me Serbinë?