Plas sherri në sheshin e Skenderajt, tre të mitur sulmohen nga bashkëmoshatarët e tyre

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ku janë përfshirë disa të mitur.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktimat janë sulmuar nga disa bashkëmoshatarë, për motive akoma të panjohura dhe për pasojë njëri prej tyre ka marrë lëndime trupore.

Sinjali mëson se njëri nga të miturit është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, për trajtim mjekësor dhe më pas ka dëshmuar në Polici krejt atë që kishte ndodhur në shesh.

Sipas informacioneve të para, të dyshuarit kanë përdorur edhe mjete të forta gjatë përleshjes dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes

Në lidhje me rastin, edhe Prokurori i Shtetit është vënë në dijeni për detajet e ngjarjes dhe ka marrë vendim për nisjen e hetimeve, që të identifikohet dhe të kapen personat e dyshuar.

Lexo edhe:  Po të shpërthente mjeti në veturën e zyrtarit serb në veri, pasojat do të ishin të rënda