Ky është personi që u mbyt në det në Kavajë së bashku me dy djemtë e tij të mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin Vilë-Boshtovë. Mësohet se babai dhe dy djemtë e tij të mitur janë mbytur në det.

“Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi 50-vjeç, Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga  Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimi e Policisë.

Ndërkohë, nga vendi i ngjarjes mediat kanë zbuluar detaje më të hollësishme se si ndodhi kjo ngjarje e rëndë.

Siç raportohet, dallgët ishin shumë të mëdha dhe në fillim kanë rrëmbyer njërin prej djemve dhe babai me djalin tjetër kanë tentuar ta shpëtojnë.

“Për shkak të rrymave të forta që prodhohen në atë zonë përgjatë mesditës, kanë arritur të shkëpusin kontaktet me njëri-tjetrin teksa ndodheshin pranë e pranë. Fillimisht deti ka arritur të rrëmbejë njërin prej fëmijëve, ndërkohë, i ati 50-vjeçar dhe djali 15-vjeçar janë përpjekur për të shpëtuar djalin 13-vjeçar, por në ato momente situata është vështirësuar edhe më tepër, pasi kanë rrezikuar të mbyten edhe vetë, pasi e kanë patur të pamundur të dilnin në breg sepse dallgët i kanë rrëmbyer edhe më thellë.

Janë përpjekur edhe personat e tjerë që ndodheshin në plazh për të ndërhyrë, por për shkak të dallgëve atyre u ka munguar guximi për shkak të dallgëve sepse nuk janë profesionistë dhe e kanë patur të pamundur për t’i shpëtuar. Pak minuta më pas ka ndërhyrë dhe roja bregdetare, e cila ka bërë të mundur gjetjen e trupave të pajetë dhe më pas transportimet e tyre në spitalin e Kavajës, ku po bëhen ekspertizat mjeko-ligjore”, u shpreh Musaj./abcnews.al

Lexo edhe:  Shqipëria ka nevojë për 50 mijë punonjës gjatë sezonës turistike, po kërkon njerëz nga jashtë