Llapjani rrahë gruan, ajo kthehet te familja e saj

Policia e Kosovës në raportin e saj ditorë ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në qytetin e Podujevës.

Organet e rendit i ka informuar një grua se burri i saj kishte ushtruar dhunë ndaj disa ditë më parë, shkruan lajmi.net

I dyshuari është arrestuar dhe më pastaj është liruar.

Viktima me vendimin e saj ka shkuar të jetojë te familja e saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Podujevë 08.07.2023 – 06:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se para disa ditëve, bashkëshorti saj i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa viktima me dëshirën e saj shkon të jetoj te familjarët e saj

Lexo edhe:  Rrahje në Pejë, miqtë e hudhin dhëndrrin në lumin Bistrica