Ky është i dyshuari që sulmoi kryetarin e Federatës së peshkatarëve në Prizren

Personat zyrtarë të institucioneve të ndryshme në vend, shpeshherë gjatë detyrës zyrtare kanë qenë cak i ofendimeve, kërcënimeve e sulmeve fizike nga qytetarët.

Për një rast që ka ndodhu te lumi Drin në afërsi të fshatit Shkozë në Prizren, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi të premten se kryetari i Federatës së Peshkimit Sportiv Rekreativ të Kosovës është sulmuar fizikisht nga një person.

I dyshuari për sulmin ndaj 40-vjeçarit, sipas burimeve të Sinjalit është Ismen Islamaj.

40-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se derisa ka qenë duke biseduar me pronarin e një varke për lundrim, Islamaj e ka goditur tinëzisht dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, teksa njësitë policre kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Lexo edhe:  Gjykata në Mitrovicë urdhëron arrestimin e ish-eprorit të lartë policor në veri