Arrestohen tre persona për shpërndarje të narkotikëve
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dje, nën dyshimin për Trafikim me Narkotikë.
“Operacioni policor kishte synim arrestimin e personave të dyshuar dhe konfiskimin e lëndëve narkotikë që dyshohej se po trafikohej nga ta. Te një pikë-karburantesh është arritur të arrestohet i dyshuari: V.D., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar), kurse në Obiliq janë arrestuar edhe E.A., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) dhe D.K., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë trajtuat një rast që lidhët me trafikim të lëndëve narkotike. Sot, më 06.07.2023, rreth orës 14:30, është përgatitur një plan taktik që është realizuar në dy lokacione: në fshatin Mazgit dhe në Obiliq.
Operacioni policor kishte synim arrestimin e personave të dyshuar dhe konfiskimin e lëndëve narkotikë që dyshohej se po trafikohej nga ta. Te një pikë-karburantesh është arritur të arrestohet i dyshuari: V.D., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar), kurse në Obiliq janë arrestuar edhe E.A., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) dhe D.K., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar).
Gjatë kontrollit të personave dhe banesës të cilën e përdornin të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar:Dhjetë paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshe të përgjithshme 672.1 gr.,
Dy paketime dyshohet të jetë kokainë me peshë prej 0.6 gr.,
Dy peshore digjitale,
Një armë (revole),
Para të gatshme 1940 euro,
Një fletore me shënime dhe katër telefona celular.
Vlera e përafërt në treg e lëndëve narkotike të konfiskuara është rreth 3600 euro. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve dhe me aktvendim nga prokurori, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë