Bie në prangat e Policisë djali i pronarit të hotelit ‘Kaçinari’ në Prizren, dyshohet për rrahjen brutale për parking
Dita e djeshme doli të jetë me pasoja të rënda për shtetasin e Shqipërisë, K.M., i cili u përball me një sulm fizik nga tre persona në qytetin e Prizrenit. Në sherrin për parking u përfshi edhe djali i familjes Kaçinari, Hili, të cilët kanë në pronësi hotelin ‘Kaçinari’ në qendër të qytetit. I dyshuari qëndroi në arrati deri sot pasdite, kur Policia arriti ta arrestojë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmi është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Drejtoria Rajonale në Prizren, me ç’rast është bërë e ditur se Hil Kaçinari është kapur sot dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe zbulojnë vendndodhjen edhe të dy të dyshuarve tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar.