Loredana në lidhje të re dashurie me futbollistin e Borussia Dortmund?

Reperja shqiptare, Loredana së fundmi ka nxitur thashetheme se ka nisur një romancë të re.

Mashkulli që ka fituar zemrën e rap-artistes që jeton dhe vepron në Zvicër u tha se është futbollisti gjerman i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.

Pas këtyre zërave, tashmë janë publikuar edhe fotografi nga mediat në zvicerane dhe ato gjermane ku dyshja shihen bashkë.

Në fillim të qershorit, 27-vjeçarja shqiptare ndoqi ndeshjen finale të A-Juniors në finalen e Kupës Rajonale të Federatës Qendrore të Futbollit të Zvicrës së bashku me futbollistin profesionist Karim Adeyemi, shkruan 20min.ch.

Në një foto mund të shihni artistja dhe futbollisti 21-vjeçar të rrethuar nga fëmijë. Loredana ka veshur pantallona të gjera dhe një xhaketë me vija gri dhe të bardhë, ndërsa Adeyemi është me veshje sportive.

Pas kësaj, edhe Loredana së fundmi ka ndarë disa imazhe nga pushimet e saj në Firence të Italisë, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për lidhjen me futbollistin me ngjyrë.

Në disa prej imazheve reperja shihet në krahët e një mashkulli dhe ndonëse nuk zbuloi identitetin e tij, fansat kanë hamendësuar për ngjashmërinë e Adeyemi me personin që shfaqet përkrah saj.

Me këtë, Loredana mund të ketë lënë përfundimisht prapa krahëve historinë me reperin nga Ferizaj, Mozzik

Ish-çifti që ishin në lidhje për disa vite bashkë kanë një vajzë, Hana.

Lexo edhe:  Emocionuese: Ish-banori i Big Brother VIP i propozon për martesë partneres së tij në mes të emisionit